Istog: Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje, në shtëpi kishte armë e municion

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 11:33
Istog: Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje, në shtëpi kishte armë e municion

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një burrë në Istog, pasi dyshohet për dhunë në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë intervistimit të viktimës, ajo ka deklaruar se i dyshuari posedon armë.

Pas bastisjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë, dy karikatorë të arms, 412 fishekë, një pushkë gjuetie dy tytëshe dhe 32 fishekë të pushkës.

Njoftimi i plotë:

Me datën 12 tetor 2023 rreth orës 16:00, Policia ёshtё informuar pёr njё rast dhunё nё familje në Istog.

Njësitet relevante menjëherë i janё përgjigjur rastit dhe kanё bërë arrestimin e tё dyshuarit, ku gjatё intervistimit tё viktimёs e njëjta deklaron se i dyshuari posedon armё.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:

njё (1) armё pistoletё,·

dy (2) karikatorë tё armёs,·

katёrqind e dymbёdhjetё (412) fishekё,·

njё (1) pushkё gjuetie dy tytёshe,·

tridhjetë e dy (32) fishekё tё pushkёs.·

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim

(Kosova Sot Online)