Vdes një punëtor në Prishtinë, u rrëzua derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 11:39
Vdes një punëtor në Prishtinë, u rrëzua derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës

Një punëtor ka humbur jetën dje në Prishtinë pasi është rrëzuar duke punuar në vendin e tij të punës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Prishtinë 12.10.2023 – 13:29 Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë ne vendin e punes, ishte rrezuar dhe si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore i cili është dërguar në QKUK dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)