Përparim Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” Qemal Minxhozit

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 11:49
Përparim Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” Qemal Minxhozit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, “për kontributin e dhënë për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve” në takimin lamtumirës që pati me të, përcjell “Kosova Sot Online”.

“E falënderova për shërbimin e jashtëzkanoshëm dhe i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë. Në përfundim të misionit i dhurova “Çelësin e Qytetit” për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tone” – ka deklaruar Rama.

Ndërsa, Ambasadori Minxhozi është shprehur falënderues për mikpritjen e bashkëpunimin që kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka patur gjithmonë me të gjitha qytetet shqiptare.

“Jam vërtetë i lumtur që pata mundësinë që përgjatë këtyre viteve që kam shërbyer në Kosovë të bashkëpunoja me një njeri me shumë vlera i cili ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”- deklaroi Ambasadori Minxhozi.

Qemal Minxhozi, ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës për 10 vjet.

(Kosova Sot Online)