Kurti: Terroristët e Banjskës kanë pasur plane për sulme në 37 pika, ky është një akt agresioni i Serbisë

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 11:56
Kurti: Terroristët e Banjskës kanë pasur plane për sulme në 37 pika, ky është një akt agresioni i Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën franceze “Liberation” ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se synimi i grupit të Banjskës ka qenë aneksimi i pjesës Veriore dhe e ka cilësuar akt agresioni të shtetit serb që ka shkelur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ai ka zbuluar se sipas hartave që janë gjetur, grupi terrorist ka pasur plane për të sulmuar në 37 pika.

“Po sigurisht. Ky është një akt agresioni i Serbisë, i cili cenoi sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Vlera e armëve dhe pajisjeve të sekuestruara arrin në më shumë se 5 milionë euro. Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika“, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)