Lista Srpska thotë se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet në Veri

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 12:59
Lista Srpska thotë se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet në Veri

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, sot u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që sa më parë të shpallin zgjedhjet për kryetarë të rinj dhe asamble komunale në veri të Kosovës, me mesazhin se janë të gatshëm të marrin pjesë në to, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Prandaj këtë herë do ta dëgjojmë këshillën e presidentit Vuçiq dhe sot po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, duke inkurajuar kështu një proces politik dhe dialog që do të çonte në përmbushjen të kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani. Prandaj kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës”, tha Rakiq.

 Lista Serbe më herët kishte refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës më 4 prill, derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe të tërhiqet Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitë speciale.

(Kosova Sot Online)