Deputetja e PDK-së: S’ka ma marre se sot me qenë deputet i VV-së

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 13:42
Deputetja e PDK-së: S’ka ma marre se sot me qenë deputet i VV-së

Deputetja e PDK, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar deputetët e VV-së që sot nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut për t`i dëgjuar hallet e Sindikatës së Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”

Musliu- Shoshi ka shkruar se “nuk ka ma marre se sot me qenë deputet i VV-së”.

“S’ka ma rend e marre se sot me qenë deputet i LVV-së! Lëre qe nuk guxojn shumica prej tyre me votu e me fol asgjë në bazë të bindjes që kanë, por as me ndëgju Sindikatën e Policisë sot, e Sindikatën e MPJD-së dje e me marr pjesë në komisione hetimore! Asgjë më shumë puppet’s të Albinit e Dejonës!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

(Kosova Sot Online)