Hoti: Kurti i menaxhoi mbi 8 miliardë për 3 vjet, asnjë shenjë s’shihet ku janë harxhuar gjithë këto mjete

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 14:22
Hoti: Kurti i menaxhoi mbi 8 miliardë për 3 vjet, asnjë shenjë s’shihet ku janë harxhuar gjithë këto mjete

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka pyetur se çfarë është bërë me 8.63 miliardë euro që Qeveria Kurti i ka pasur në menaxhim në tri vjetët e fundit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoti ka thënë se asnjë shenjë nuk shihet ku janë harxhuar të gjitha këto mjete.

“Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur”, ka shkruar Hoti.

“ 3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara. 8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)