Komisioni Hetimor për rezervat s’konstituohet edhe pas katër herë tentimesh

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 16:07
Komisioni Hetimor për rezervat s’konstituohet edhe pas katër herë tentimesh

Pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e ftuar për konstituimin e Komisioni Hetimor, për të katërtën herë me radhë ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryesuesi i Komisionit Rashiq Qalaj, tha se është i papranueshme bojkoti i mazhorancës. Ai  madje tha se do t’i drejtohen kryetarit të Kuvendit në lidhje me mungesat për katër herë të deputetëve të VV-së.

“Sot paradite ka qenë një bojkot tjetër ku kanë qenë të ftuar nga sindikata e Policisë dhe tashmë po e shihni se edhe në këtë komision nuk janë prezentë. Kjo ka vetëm një shpjegim dhe ata kanë për synim t’i ikin përgjegjësisë për keqpërdorimet në MINT. Jemi duke ardhur të gjithë në Komision çdo ditë që të zbardhet e vërtetat për keqpërdorimet në rezervat shtetërore”.

(Kosova Sot Online)