Ja kush thotë: Vetëvendosje po shkon afër 60%

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 16:56
Ja kush thotë: Vetëvendosje po shkon afër 60%

Pas agresionit serb të një grupi terrorist në veri të Kosovës, më konkretisht në fshatin Banjskë, Lëvizja Vetëvendosje me veprimet që ka bërë vetëm se po shkon më afër fitores, ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Z.Kurti ka thënë mos më rrëzoni edhe një herë se dihet…”, u shpreh Rexhaj.

“Po tregon koha dhe matjet e fundit që ai ka pasur të drejtë, që VV po shkon afër 60-tshit. Nuk jam unë i çështjeve të matjeve, por kështu është. Nuk mendoj që Kurti ka bërë kërcënim për opozitën por ka thënë një çështje ekzistenciale”, ka thënë Rexhaj duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili pati thënë që “nuk do që vendi të shkojë në zgjedhje sepse nuk do që opozita të zhduket”.

Megjithatë, Rexhaj nuk ka treguar se cilave matje i është referuar.

Rexhaj ka thënë se nuk pret që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Deputeti i VV-së, tutje u shpreh se “edhe nëse VV do t’i fitonte 100 vende në Kuvend, edhe brenda VV-së do të krijohej opozita”.

Sipas tij, nuk mundet një shtet si Kosova, shtet demokratik, “të mos ketë opozitë”.


(Kosova Sot Online)