Pse po rritet numri i fluturimeve e udhëtarëve me avion e po bie ai me tren?

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 17:13
Pse po rritet numri i fluturimeve e udhëtarëve me avion e po bie ai me tren?

Raportohet, se në muajin gusht të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1.315 apo  2. 2 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 396 mijë e 100 ose 8. 6 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin gusht 2023, thuhet gjatë muajit gusht 2023, numri i udhëtarëve me tren ishte 5 mijë 530 ose 8. 4 për qind më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas kp.

Ndërkaq, në muajin gusht 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 milion e 619 mijë e 856 ose 3,3 për më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte  284 618 ose 5,7% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)