Dugolli: Kërkesat e opozitës për Policinë janë jo serioze dhe populiste

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 18:29
Dugolli: Kërkesat e opozitës për Policinë janë jo serioze dhe populiste

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka thënë se kërkesat e opozitës për Policinë janë “jo serioze dhe populiste”, duke theksuar se Qeveria është duke u marrë me të gjitha shqetësimet ngritën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dugolli ka kritikuar opozitën se janë “pozicionuar gabimisht” duke bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare.

 “Kjo çështje e kuorumit, paraprakisht kisha me thënë kërkesa të opozitës ka pasur në diçka jo serioze për shkak se është e pakuptimtë të kërkohet përgjigje e të synohet një zgjidhje kur vetë ata nuk janë serioz e nuk u përgjigjen edhe nevojave bazike të elektoratit që i kanë dërguar në Kuvend”.

 “Janë pozicionuar krejtësisht gabim apo pa asnjë arsye bllokojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Edhe peticioni është në vazhdën e kësaj valleje që opozita po mundohet të fryjë, një populizëm i skajshëm. Po mundohen të mblidhen votat. Është iniciativa fallco që po ngritët ndaj Policisë. Qeveria po merret me të gjitha shqetësimet që po ngritën nga Policia, kjo që po bën opozita është vetëm një show”, ka thënë Dugolli.


(Kosova Sot Online)