Ngjarje e rëndë: Humb jetën një fëmijë nga ky vend i Kosovës

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 22:33
Ngjarje e rëndë: Humb jetën një fëmijë nga ky vend i Kosovës

Në Raskovë të komunës së Obiliqit, një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një fëmijë i moshës rreth pesë vjeçare dyshohet se ka rënë në lumë duke humbur jetën.

Rastin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka shtuar Borovci. 

(Kosova Sot Online)