Vdiq pasi ra në lumin Llap, Policia nis hetimet për rastin e 4-vjeçarit në Obiliq

  • E.K /
  • 14 October 2023 - 09:57
Vdiq pasi ra në lumin Llap, Policia nis hetimet për rastin e 4-vjeçarit në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin e 4-vjeçarit nga fshati Raskovë e Obiliqit, që u gjet dje i vdekur në lumin Llap, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM MBI VDEKJEN- Fsh.Raskovë-Obiliq,13.10.2023-18:15. Është pranuar informata lidhur me dyshimet për rënien në lumë të një fëmije rreth katër vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë marrë të gjitha veprimet e mundshme për të gjetur fëmijën. Janë informuar institucionet përkatëse, si njësitë brenda policisë për kërkim shpëtim, FSK dhe në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ndihma e shpejtë. Rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)