Bastisjet në 7 lokacione në veri, gjinden armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake

  • E.K /
  • 14 October 2023 - 15:29
Bastisjet në 7 lokacione në veri, gjinden armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditura rezultatet e aksionit të sotëm në veri të vendit, ku kanë kryer kontrolle në shtatë lokacione, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga kontrollet kanë gjetur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje të tjera ushtarake.

Lokacionet në të cilat janë bërë kontrollet kanë ndërlidhje me sulmin e 24 shtatorit.

Në komunikatë thuhet se gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

(Kosova Sot Online)