Shkrumbohet nga flakët vetura në Lezhë

  • E.K /
  • 14 October 2023 - 17:38
Shkrumbohet nga flakët vetura në Lezhë

Një veturë është përfshirë nga flakët sot në Lezhë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Flakët kanë shkrumbuar totalisht një automjet tip “Volkswagen”.

Sipas informacioneve paraprake, nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, por me një shkëndijë të ndezur si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht nuk raportohen për persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)