Sherr për pronën, 40 vjeçari e bën për spital vëllanë e tij në Gramsh

  • E.K /
  • 14 October 2023 - 17:53
Sherr për pronën, 40 vjeçari e bën për spital vëllanë e tij në Gramsh

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Gramsh, ku një 40 vjeçar pas sherrit për pronën ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor, e ndërsa Z. D., 40 vjeç, është vënë në prangat e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., 40 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)