Policia e Kosovës ndalon një person në Zubin Potok

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 09:32
Policia e Kosovës ndalon një person në Zubin Potok

Në Zubin Potok kemi ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person qe kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atij i është sekuestruar një thikë dhe bluza.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT- Dren, Zubin Potok 14.10.2023 – 08:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë legjitimimit njësia policore ka vërejtur se i dyshuari kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes, si dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë. Bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)