Në Prizren arrestohet një person për krime lufte

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 09:36
Në Prizren arrestohet një person për krime lufte

Nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999, është arrestuar një person në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KRIME LUFTE NDAJ POPULLATËS CIVILE- Prizren 1998-1999. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)