Cramon godet Vuçiqin pasi e quajti naziste

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 10:20
Cramon godet Vuçiqin pasi e quajti naziste

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e quajti naziste, i ka reaguar raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Cramon ka thënë se është mikja më e madhe e Serbisë demokratike, derisa ka shtuar se duke e krahasuar me nazistët, Vucic tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik.

Në fund, ajo ka thënë se qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë.

“Aleksandar Vucic e di se unë jam mikja më e madhe e Serbisë DEMOKRATIKE. Pra të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë dhe për ta sjellë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar me nazistët në vitin 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Gjynah. Qytetarët e Serbië meritojnë më mire”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)