SHBA dërgon një tjetër aeroplanmbajtëse në Mesdhe

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 11:50
SHBA dërgon një tjetër aeroplanmbajtëse në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një aeroplanmbajtëse të dytë në Mesdhe, “për të penguar veprimet armiqësore kundër Izraelit ose çdo përpjekje për të zgjeruar këtë luftë”, tha mbrëmë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se prania e USS Eisenhower dhe anijeve luftarake të lidhura me të në Mesdheun Lindor, sinjalizon “angazhimin e vendosur të Uashingtonit për sigurinë e Izraelit, dhe vendosmërinë tonë për të penguar çdo aktor shtetëror ose joshtetëror që kërkon të përshkallëzojë këtë luftë”.

Eisenhoëer i bashkohet grupit të USS Ford, i cili mbërriti në fillim të kësaj jave “si pjesë e përpjekjeve tona për të penguar veprimet armiqësore kundër Izraelit ose çdo përpjekje për të zgjeruar këtë luftë pas sulmit të Hamasit”, tha Austin.

Në anën tjetër nga Gaza është bërë e ditur se numri i të vrarëve në atë rajon, ka shkuar në mbi 2.300 persona.

Në total janë vrarë 2.329 palestinezë dhe 9.714 tjerë janë plagosur kanë konfirmuar nga ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ndërkaq nga Izraeli kanë konfirmuar se 1.300 persona janë vrarë në qytetet izraelit, ku si pasojë e një sulmi të befasishëm të Hamasit e pësuan edhe shumë fëmijë. 

(Kosova Sot Online)