LDK në Vushtrri alarmon se po falsifikohen dokumentet zyrtare

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 13:50
LDK në Vushtrri alarmon se po falsifikohen dokumentet zyrtare

Dega e LDK’së në Vushtrri alarmon se në këtë komunë po falsifikohen dokumentet zyrtare dhe po dërgohen dy propozime falso tek përmbaruesi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tyre, kështu po dëmtohen qytetarët dhe komuna e Vushtrrisë.

“Zyrtar komunal, të Komunës së Vushtrrisë, në mënyrë kriminale, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, duke falsifikuar e nënshkruar dokumente pa qenë të autoriziar e në emër të një zyrtari tjetër, kanë tentuar të inkasojnë shuma mbi 3 mijë euro nga së paku 2 qytetarë të Vushtrrisë (hetimet do të zbulojnë nëse ka edhe lëndë tjera të ngjashme).”

LDK në Vushtrri ka publikuar fotografi, ku thonë se ka “dyshime të bazuara se në Komunën e Vushtrrisë janë falsifikuar dokumentet zyrtare, dhe atë propozimi për përmbarim i cili i është dërguar Përmbaruesit Privat Fazli Gjonbalaj, e në bazë të këtyre propozomeve janë lëshuar dy urdhëra përmbarimor P.nr.331/23 dhe P.nr 332/23”.

“Ne po i publikojmë faktet për këto dy dokumente të falsifikuara. Këto urdhëra përmbarimor tani janë në Gjykatë sipas prapësimeve të debitorëve/qytetarëve.”

“Falsifikimi i propozimeve për përmbarim ka ndodhur në atë mënyrë që propozimet nuk kanë fare llogo të Komunës së Vushtrrisë, nuk kanë vulë të protokolit (e domosdoshme për çdo dokument zyrtar), nuk kanë vulë përveq vules se arkivës (tentim për të fshehur zyrtain që ka keqpërdorur pozitën zyrtare), dhe janë nenshkruar në mënyrë kriminale në emër të një zyrtari tjtër (ky zyrtar e ka informuar Gjykatën që ai vet nuk i ka nënshkruar këto propozime për përmbarim).”

LDK ka kërkuar urgjentisht që të fillojnë hetimet për këto “fakte të falsifikimeve ndërsa zyrtarët përgjegjës të suspendohen menjëherë që të mos i dëmtojnë dëshmitë e tjera”.

Image

(Kosova Sot Online)