Begaj në Presidencë ka mirëpritur në takim Von der Leyen

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 17:20
Begaj në Presidencë ka mirëpritur në takim Von der Leyen

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka pritur ditën e sotme Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në postimin e tij në Facebook, Begaj është shprehur besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës.

‘Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian’, shkruan Begaj.

Postimi i plotë:

Prita sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës.

Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

(Kosova Sot Online)