Osmani për Ahtisaarin: Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

  • E.K /
  • 16 October 2023 - 11:09
Osmani për Ahtisaarin: Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se Ahtisaari tërë jetën ia kushtoi paqes diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin.

Ish-presidenti i Finlandes Martti Ahtisaari, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

Ahtisaari udhëhoqi negociatat për statusin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot iku nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike, kryenegaciatori për statusin e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari.

Presidenti Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë!

Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës.

Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!

(Kosova Sot Online)