Scholz u kërkon Kosovës e Serbisë t’i zbatojnë marrëveshjet

  • E.K /
  • 16 October 2023 - 13:04
Scholz u kërkon Kosovës e Serbisë t’i zbatojnë marrëveshjet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakorduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë edhe për përshpejtimin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është proces bashkëpunimi…Kur situata përshkallëzohet, ne duhet të përfundojmë me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur me anë të dialogut të normalizuar nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar kancelari Scholz.

(Kosova Sot Online)