Pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë i mbyllur

  • E.K /
  • 16 October 2023 - 14:58
Pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë i mbyllur

Pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë i mbyllur që nga sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo shihet në tabelën e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Më 24 shtator, terroristët serbë sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Atë ditë u mbyll edhe Merdarja, mirëpo ajo është hapur qe disa ditë.

(Kosova Sot Online)