Vuçiç: Personalisht do ta mbështes çdo vendim të serbëve në Kosovë

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 15:36
Vuçiç: Personalisht do ta mbështes çdo vendim të serbëve në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do ta mbështes çdo vendim të serbëve në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Duhet të jeni me popullin tuaj kur është e vështirë, nuk po e detyroj askënd, por mendoj se rrethanat kanë ndryshuar".

Këto deklarata  ai i bëri nga Kina ku po qëndron për vizitë.

Vuçiq tha se është e rëndësishme të flasin, edhe nëse nuk del asgjë nga dialogu.

“Dihet se unë e mbështes opsionin politik që e çon vendin në të ardhmen”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)