Macron gati për vizitë zyrtare në Shqipëri

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 15:46
Macron gati për vizitë zyrtare në Shqipëri

Ditën e nesërme vizitë zyrtare në Shqipëri, do të zhvillojë presidenti i Francës, Emanuel Macron, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më poshtë, gjeni agjendën e vizitës zyrtare të Presidentit Macron në Shqipëri:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

-Interpretohet  himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;  

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

(Kosova Sot Online)