Erdogan: Vendet perëndimore duhet të përmbahen nga hapat në konfliktin izraelito-palestinez

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 16:29
Erdogan: Vendet perëndimore duhet të përmbahen nga hapat  në konfliktin izraelito-palestinez

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i tha kryeministrit britanik Rishi Sunak, në një telefonatë të hënën se vendet perëndimore duhet të përmbahen nga “hapat provokues” në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, tha presidenca turke, raporton The Guardian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Erdogan gjithashtu i tha Sunak se fuqitë perëndimore duhet të “kujtojnë premtimet e pambajtura ndaj Palestinës dhe të bëjnë atë që është e nevojshme”, tha presidenca turke.

Të dy raportohet se diskutuan gjithashtu për zgjidhjen e “krizës së rëndë humanitare” në Gaza.

(Kosova Sot Online)