Nga Izraeli kthehen edhe 7 shqiptarë të tjerë

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 23:00
Nga Izraeli kthehen edhe 7 shqiptarë të tjerë

Përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një i mitur, njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre," thuhet më tej në njoftim. 

(Kosova Sot Online)