Kurti takon kryediplomatin britanik: Sulmi i 24 Shtatorit i sponsoruar nga Serbia

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 18:45
Kurti takon kryediplomatin britanik: Sulmi i 24 Shtatorit i sponsoruar nga Serbia

Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, e ka takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për kontributin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

U bisedua për situatën aktuale të sigurisë në vend, si dhe sulmin terrorist të Serbisë të datës 24 shtator ndaj Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se provat e shumta të mbledhura konfirmojnë se sulmi u sponsorizua nga shteti i Serbisë. Ishte një tentativë për të cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës, pjesë e një plani më të madh që synim kishte aneksimin e veriut të Kosovës.

Kreu i ekzekutivit theksoi se është me rëndësi që partnerët tanë dhe komuniteti ndërkombëtar të dënojnë terrorizmin dhe sulmin e Serbisë ndaj një shteti sovran dhe të ndalojnë destabilizimin e rajonit.

(Kosova Sot Online)