Peach: Britania e Madhe e dënon sulmin e grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 19:13
Peach: Britania e Madhe e dënon sulmin e grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës

I dërguari i posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka deklaruar se Britania e Madhe e dënon sulmin e grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës më 24 shtator si një incident shumë serioz dhe kërkon hetime të plota për të përcaktuar përgjegjësinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se lufta e Rusisë në Ukrainë ka ngjallur kujtimet e së kaluarës dhe ka shtuar tensionet në Ballkan dhe se Londra mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që të çojë në një formë normalizimi sa më shpejt, sipas voa.

Ai thekson se qëndrimi i Britanisë së Madhe nuk është krijimi i një Republika Srpska tjetër në Kosovë, por i një asociacioni që merr parasysh interesat e të gjitha palëve dhe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)