Tërmkolli: Nëse ka një veprim të mirë të Kurtit është refuzimi për me qenë pjesë e Open Ballkanit

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 21:28
Tërmkolli:  Nëse ka një veprim të mirë të Kurtit është refuzimi për me qenë pjesë e Open Ballkanit

Nëse ka ndonjë gjë që kryeministri Kosovës Albin Kurti ka vepruar drejtë është refuzimi i “Open Ballkanit”, ka deklaruar ish-deputetja, Melihate Tërmkolli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit që është mbajtur në Tiranë, duke thënë se refuzimi i Kosovës ka bërë që ”Open Ballkan” të largohet nga agjenda.

”Nëse ka diçka pozitive krejt çfarë ka bërë Albin Kurti, pavarësisht motiveve. Nëse ka një veprim të mirë të Kurtit është refuzimi për me qenë pjesë e Open Ballkanit. Mendoj që ka qenë një veprim i drejtë që ka bërë që Open Ballkani të largohet nga agjenda”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo ka deklaruar se ka tendenca për protagonizëm në mes Kuritt dhe kryeministri Edi Rama.

Tërmkolli kishte edhe kritika për Edi Ramën, ndërkaq kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq e quajti si “politikan aventurist”

(Kosova Sot Online)