Detaje nga takimi Kurti -Sholz, ja çfarë i tha kryeministri - kancelarit

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 21:41
Detaje nga takimi Kurti -Sholz, ja çfarë i tha kryeministri - kancelarit

Takim bilateral me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati gjatë qëndrimit në Tiranë në kuadër të ​samitit të Procesit të Berlinit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti e falënderoi Kancelarin Scholz për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë Kosovës.

“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të lidhura me vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë e barazisë”, tha Kurti.

Kryeministri e falënderoi Kancelarin per ri-energjizimin e Procesit të Berlinit të cilin Kosova e mbështet fuqishëm.

U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator, ku Kryeministri Kurti theksoi se Kosova ka qenë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë nga një sulm paraushtarak e terrorist i sponsorizuar nga Serbia. 

Kurti theksoi se ecja përpara duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme të përfshirjes së tyre.

(Kosova Sot Online)