Thaçi: Ja pse as SHBA e as BE nuk duan zgjidhje me Serbinë

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 22:18
Thaçi: Ja pse as SHBA e as BE nuk duan zgjidhje me Serbinë

Analisti Jusuf Thaçi deklaroi  se askush nuk po interesohet se si të arrihet zgjidhja mes Kosovës e Serbisë, por të gjithë po dojnë me shku te marrëveshja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Prej BE-së nuk është që pritet diçka tjetër, organizatë burokratike. S’mundesh me pritë tjetër vetëm se me ju kthy  burokracivë, esencialisht nuk mendoj se dallon kryeministri ynë me Bashkimin Evropian. Në fund të fundit të gjithë janë duke u marrë me “si të arrihet marrëveshja”, jo zgjidhje. AS BE-ja, as SHBA-ja, as Kosova, normal as Serbia, kerkujt nuk po i intereson zgjidhja përfundimtare-afatgjate që përnime njëherë e mirë i qërojna ne hesapet me Serbinë”, tha ai

“AS BE-ja, as Kosova, nuk dallojnë sipas meje esencialisht”, tha ai.

“Nuk po i intereson me u marrë me zgjidhjen por po dojnë me shku te marrëveshja”.

(Kosova Sot Online)