Viola Von Cramon: Vuçiq i çoi sinjal BE’së duke shkuar në Kinë

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 23:50
Viola Von Cramon: Vuçiq i çoi sinjal BE’së duke shkuar në Kinë

Pasi presidenti i Serbisë është në vizitë në Kinë, ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vizita e tij atje vjen në kohën kur në Tiranë është mbajtur samiti i Procesit të Berlinit.

Këtë vizitë të Vuçiqit, von Cramon e ka cilësuar si “muajt të mjaltit”, duke shtuar se Vuçiq ka dërguar sinjal Bashkimit Evropian.

”Ndërsa të gjithë po mblidhen për Procesin e #Berlinit në #Tiranë, Presidenti i një shteti “kandidat” në BE feston muajin e mjaltit në Kinë. Një sinjal edhe për BE-në”, ka thënë Viola con Cramon.

(Kosova Sot Online)