Kurti: I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 08:09
Kurti: I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel ku u vranë dy shtetas suedezë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Alexander Croo, në vazhdën e kësaj tragjedie”, ka shkruar Kurti.

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e së hënës.

Sipas policisë, personi i armatosur është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është ende në arrati.

(Kosova Sot Online)