Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 09:31
Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas organeve të rendit ai është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Ganimete Terbeshi, Gjakovë 16.10.2023 – 14:35 Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)