Politikani serb zbulon një ‘mashtrim’ të Bërnabiqit dje në Tiranë

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 09:58
Politikani serb zbulon një ‘mashtrim’ të Bërnabiqit dje në Tiranë

Politikani serb dhe kryetar i Lëvizjes “Odgovor” me qendër në Beograd, Boban Bogdanoviq, thotë se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka mashtruar opinionin publik në Serbi me disa veprime që ka bërë dje në Tiranë gjatë fotografisë familjare të liderëve që morën pjesë në Procesin e Berlinit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Ana Bërnabiq ka refuzuar fotografinë e përbashkët në Tiranë për shkak të Republikës së Kosovës, por pas pak ka dhënë një nënshkrim ku bëhet fjalë për Kosovën.

“Kryeministrja e Serbisë @anabrnabiq refuzoi një foto të përbashkët në Tiranë për shkak të Republikës së Kosovës, ndërsa pak orë më vonë firmosi një dokument për pranimin e kualifikimeve profesionale të Republikës së Kosovës, de jure dhe de facto!”, ka shkruar Bogdanoviq në platformën X.

(Kosova Sot Online)