Vjosa Osmani vendos, nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 11:24
Vjosa Osmani vendos, nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokur të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore”, tha Osmani.

Ajo tregoi se “procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtar”.

Vlerësimi i saj, Osmani tha se është “brenda mandatit kushtetues” të saj si presidente, dhe se në të janë “evidentuar të gjitha shkeljet”, duke i përmendur disa prej tyre.

(Kosova Sot Online)