Gucati: Të fala keni prej të gjithëve, ata që janë në Hagë janë më të fortë se kurrë

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 13:19
Gucati: Të fala keni prej të gjithëve, ata që janë në Hagë janë më të fortë se kurrë

Hysni Gucati nuk ka pranuar që të deklarohet për medie, duke kërkuar që ta kursehet, mirëpo shkurtimisht ai në odën e tij tha se të fala kanë prej të gjithëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gucati tha se ata që janë në Hagë janë më të fortë se kurrë.

“Më kurseni mundësisht. Të fala ju kanë bë tanëve, të jeni të bindur te Zoti që ata janë më të fortë se na”.

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar lirimin e Gucatit. Në njoftimin e Speciales thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

(Kosova Sot Online)