Shtime: Qytetari e gjen një telefon dhe e dorëzon në stacion, Policia i bën thirrje pronarit të shkojë ta marrë

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 15:34
Shtime: Qytetari e gjen një telefon dhe e dorëzon në stacion, Policia i bën thirrje pronarit të shkojë ta marrë

Një qytetar nga fshati Muzeqinë e Shtimes, e ka gjetur një telefon, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se ai e ka njoftuar policinë dhe e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime.

PK i ka bërë thirrje pronarit që të paraqitet në stacion policor dhe ta marrë telefonin.

“Me datën 16.10.2023, rreth orës 12:45, një qytetar nga fshati Muzeqinë e Shtimes, A.SH ( M/K) i moshës 41 vjeçar, në rrugën transit (fshati Davidovc-Godanc) në Shtime, ka gjetur një telefon celular IPHONE. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime.”

“Lusim pronarin e vërtertë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që ti kthehet telefoni i humbur. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A.SH për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të telefonit të gjetur, në stacionin e policisë.”

(Kosova Sot Online)