Aktakuzë ndaj të pandehurit në Pejë pasi tentoi t’i vrasë dy persona

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 15:58
Aktakuzë ndaj të pandehurit në Pejë pasi tentoi t’i vrasë dy persona

Për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, G.I., transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas aktakuzës, G.I. “me datë 10 gusht të vitit 2023, rreth orës 21:45, në sheshin “Ibrahim Rugova” të Istogut, tenton t’i kryer dy vrasje duke tentuar t’i privoj nga jeta dy të dëmtuarit, E.G dhe Z.Gj, derisa  i pandehuri G.I, hyn në një lokal  dhe sapo vëren të dëmtuarin E.G, pa folur fare me viktimën, me thikë e godet në regjionin e barkut duke i shkaktuar plagë shpuese dhe tej shpuese, dhe me pas, pa folur fare shkon në drejtim të dëmtuarit tjetër, Z.Gj, të cilin e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe shqyese”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale, G.I,  për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri G.I, me datë 10 gusht të vitit 2023, rreth orës 21:45, në sheshin “Ibrahim Rugova” të Istogut, tenton t’i kryer dy vrasje duke tentuar t’i privoj nga jeta dy të dëmtuarit, E.G dhe Z.Gj, derisa  i pandehuri G.I, hyn në një lokal  dhe sapo vëren të dëmtuarin E.G, pa folur fare me viktimën, me thikë e godet në regjionin e barkut duke i shkaktuar plagë shpuese dhe tej shpuese, dhe me pas, pa folur fare shkon në drejtim të dëmtuarit tjetër, Z.Gj, të cilin e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe shqyese.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e  cila i vihet në barrë.

(Kosova Sot Online)