Pas deklaratës nga Macron vjen reagimi nga Ministria e Jashtme

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 16:01
Pas deklaratës nga Macron vjen reagimi nga Ministria e Jashtme

Pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Tiranë rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, e cila duket se u përkthye gabimisht nga Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë se “Franca ka pezulluar” vizat për Kosovën, ka reaguar Ministria e Jashtme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministria thotë se institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim tjetër zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave.

Madje, Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla thotë se “duket madje edhe të jetë interpretuar gabimisht”.

Më pas Ministria ka treguar mbi procedurat se si do të mund të kthehej vendimi për liberalizim të vizave.

“Vendimet për miratim, pezullim apo shtyrje të liberalizimit të vizave merren në nivel të Bashkimit Evropian, e jo të shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave. Nuk kemi asnjë informacion që një procedurë e tillë të jetë kërkuar apo nisur lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

(Kosova Sot Online)