Ja kush thotë: Në zyrën e Edi Ramës përkthehen gabimisht deklaratat për Kosovën

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 21:33
Ja kush thotë: Në zyrën e Edi Ramës përkthehen gabimisht deklaratat për Kosovën

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, thekson që veç në Tiranë dhe në Zyrën e Kryeministri të Shqipërisë, ndodhin keqcitime dhe përkthehen gabimisht deklaratat në dëm të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajqinovci këtë reagim e ka bërë pasi raportohet se është përkthyer gabimisht një deklaratë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas deputetit të VV-së, në Tiranë ndodhin kur keqcitohen e përkthehen gabimisht deklaratat.

“Cili është institucioni ku një ish-President i SHBA-së dhe një President në detyrë i Francës, keqcitohen e përkthehen gabimisht në dëm të Kosovës dhe pse pikërisht në Tiranë?” – ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)