Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë në Deçan

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 19:07
Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë në Deçan

Raportohet se një vetaksident ka ndodhur në Lëbushë të Deçanit, i cili ka përfunduar me një person të vdekur dhe tre të lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fadil Gashi nga policia rajonale e Pejës, ka konfirmuar se tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një kombi-bus. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh Gashi.

(Kosova Sot Online)