Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin fatal në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 19:50
Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin fatal në këtë vend të Kosovës

Sonte u raportua për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit, ku një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Si pasojё e kёtij aksidenti njёri nga personat e lënduar ёshtё sjellё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pa shenja jete, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa tre tё lënduarit tjerё janё sjellё poashtu nё spitalin rajonal, por njёri nga tё lënduarit pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ju informojmë se me datë 17 tetor 2023, rreth orës 17:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lёbushё- Deçan.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё automjet (furgon), dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i dyshuari (shoferi) humb kontrollin mbi automjet dhe pёrplaset pёr njё shtyllё betoni.

Si pasojё e kёtij aksidenti njёri nga personat e lënduar ёshtё sjellё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pa shenja jete, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa tre tё lënduarit tjerё janё sjellё poashtu nё spitalin rajonal, por njёri nga tё lënduarit pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

(Kosova Sot Online)