Ja kush thotë: Presidentja vendosi drejtë për mos-dekretimin e Blerim Isufajt

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 21:05
Ja kush thotë: Presidentja vendosi drejtë për mos-dekretimin e Blerim Isufajt

Vendimi i presidentes Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit,  është i drejtë ka theksuar Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Miftaraj tha se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit nuk i ka plotësuar as kriteret minimale dhe si i tillë tha se është kontestuar nga partnerët ndërkombëtarë.

“Nga monitorimi ynë ka dalë që ky proces fatkeqësisht s’i ka plotësu as kriteret minimale për një proces të drejtë dhe të paanshëm…Përveç gjetjeve tona që janë masive që ka bë Këshilli Prokurorial i Kosovës…Besoj që sistemi prokurorial e meriton një kryeprokuror me integritet, që del nga një proces të cilit i beson publiku por edhe partnerët ndërkombëtarë. Ky proces ka pas aq shumë të meta saqë kontestohet nga Bashkimi Europian, Ambasada Amerikane, Shoqeria Civile etj. Besojmë se ky vendim ka qenë i drejtë, sepse Presidentja e Shtetit në bazë të Kushtetutës, e ka diskrecionin në këto raste kur KPK dështon”, tha ai.

(Kosova Sot Online)