Izraeli mohon se ka sulmuar spitalin në Gaza

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 22:39
Izraeli mohon se ka sulmuar spitalin në Gaza

Mark Regev, këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se një raketë e Hamasit ishte fajtore për shpërthimin në spitalin Al Ahli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ne e dimë se në kohën e kësaj tragjedie në Gaza, kishte një breshëri të madhe kundër objektivave në Izraelin qendror. Ne kishim sirenën këtu në Tel Aviv dhe unë shkova në një strehë për bomba,” tha ai për BBC.

“Ne e dimë se ata hodhën raketa në të njëjtën kohë. Hamasi dha një deklaratë se ata po dërgonin një raketë me rreze të gjatë në Haifa [Izraelin verior] në këtë kohë.”

“Tani asnjë raketë nuk arriti në Haifa. Ku shkoi ajo raketë? Ku u ul?”

BBC ka treguar po punon për të verifikuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin në spitalin Al Ahli, për të cilin autoritetet e Hamasit kanë fajësuar ushtrinë izraelite. 

(Kosova Sot Online)