Deputeti gjerman: Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit

  • E.K /
  • 18 October 2023 - 08:19
Deputeti gjerman: Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit

Qëndrimi në Kinë i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një kohë kur në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit, nuk ka mbetur pa u kritikuar. Vuçiq nga Kina pati kritika të shumta për Kosovën, derisa tregoi për bisedat që i zhvilloi atje, ndër të tjera edhe me Vladimir Putinin, përcjell “Kosova Sot Online”.

E, sipas deputetit gjerman, Reinhard Butikofer, me veprime të tilla, Vuçiqi po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian.

“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, shkroi Butikofer.

(Kosova Sot Online)