Kovaçevski euforik për anëtarësimin në BE: S’duam të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjën, ne jemi shumë para tyre

  • E.K /
  • 18 October 2023 - 13:54
Kovaçevski euforik për anëtarësimin në BE: S’duam të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjën, ne jemi shumë para tyre

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka deklaruar se nuk mund të lejohet që Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria dhe Mali i Zi në rrugën drejt BE-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kovaçevski tha se vendi i tij s’do që të jetë në të njëjtin grup me Kosovën dhe Bosnjën, duke thënë se Maqedonia e Veriut është shumë më përpara.

“Ne nuk duam të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Shumë respekt për ato vende, por ne jemi shumë para tyre”, tha Kovaçevski.

(Kosova Sot Online)